Ministri i Bujqësisë paralajmëron: Qeveria do të subvencionoj per ruajtjen e çmimit të rrushit

Advertisment

Me anë të një komunikate me shkrim Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ka bërë të ditur se monitoron vazhdimisht situatën me blerjen e rrushit dhe çmimet e blerjes. Gjatë kësaj periudhe, vjelen dhe blihen varietete të rrushit me cilësi të lartë, nga gjysma e dytë e këtij muaji, fillon vjelja e Vrancit dhe në fund të muajit, fillon vjelja e Smederevkës.

Inspektorati Shtetëror për Bujqësi është vazhdimisht në terren, në mënyrë që të kemi një blerje të pandërprerë të rrushit.

Reklame

MBPEU në periudhën e kaluar ka mbajtur takime me kantinat e verës dhe shoqatat e kultivuesve, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e ndërsjellë për çmimin e blerjes së rrushit për këtë vit.

Në takimin e fundit me kantinat e verës u dhanë sugjerime dhe ide, se si të ndihmohen si prodhuesit e rrushit ashtu edhe prodhuesit e verës. Ne propozuam në bazë të partneritetit – çmimi i blerjes të jetë 11 denarë për kilogram Vraneci dhe 9 denarë për kilogram Smederevka, ku Qeveria do të ndërhyjë me subvencion prej 4 denarësh, në mënyrë që të arrihen çmimet e vitit të kaluar, pra 15 me 13 denarë.

Në të njëjtën kohë, konsiderohet të ketë një subvencion për varietetet e rrushit me cilësi të lartë, të cilat do të futen për herë të parë këtë vit. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si gjithmonë, ka një partneritet me kultivuesit dhe komunikimi i hapur do të vazhdojë në periudhën e ardhshme, dhe është i hapur për të gjitha propozimet. Në atë kontekst, MBPEU do të organizojë një takim me shoqatat e kultivuesve, në mënyrë që të shprehin propozimet e tyre dhe të miratojnë masa dhe zgjidhje që do të jenë të pranueshme si për prodhuesit ashtu edhe për kantinat e verës.

Ky vit është specifik dhe i vështirë për shkak të situatës me pandeminë e shkaktuar nga virusi KOVID 19, dhe për këtë arsye si MBPEU dhe Qeveria e RMV, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të zbutur pasojat negative të krizës shëndetësore në prodhimin e rrushit dhe verës.