‘A bën ta bëjmë një dua që kjo marrëveshje u arrit, Thaçi tregon bisedën me Ismail Bardhin dhe Adnan Ismailin

Advertisment

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka bërë akuza ndaj disa prej oponentëve të tij politikë se po keqpërdorin fonde duke bërë kështu që të jenë të pabarabartë në garën zgjedhore. “Nuk ka dilema se nuk mund t’i rezistojmë. Ndoshta BDI-ja që është parti në pushtet që 17-18 vjet i reziston por opozitarizmi i vërtetë nuk i reziston këtyre mjeteve financiare. Kësaj i thon manipulim të vullnetit politik të shqiptarëve të Maqedonisë Veriore”.

Kreu i PDSh-së më tej ka rrëfyer momentin kur Ismail Bardhi dhe Adnan Ismailin e kanë lutur për koalicion në zgjedhjet lokale dhe më pastaj sipas Thaçit ata kanë kërkuar të bëjnë lutje Zotit që marrëveshja është arritur.

Reklame

“Ai kryesori më ka thënë a bën ta bëjmë një dua që kjo marrëveshje u arrit i ngritëm duart ai u lutke arabisht unë vet me vete ju lutsha Zotit: O Zot ma fal që i çoj durt drejt teje me këta të pa besë me këta të pa fe me këta manipulant dhe me këta dallaverexhi” ka deklaruar Thaçi. Gjithashtu ai ka thënë se kryetarit të Alternativës Afrim Gashi kunatin ia kanë vr*arë si pjesëtar të IS*IS-it derisa kryetari i Alternativës identifikohet me shiitët.