‘A do dilje me një djalë më të ri’ përgjigjet Armina Mevlani

Blogerja e njohur Armina Mevlani i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj në Instagram.

Ndër pyetjet për modën dhe dashurinë për artin, ajo ka ndaluar edhe tek një pyetje për jetën personale.

Reklame

Një ndër komentuesit e pyet nëse po të mos ishte në marrëdhënien që është aktualisht a do të pranonte të dilte me dikë më të vogël se vetja. Armina tregoi se nuk i dihet asnjëherë, por një mashkull më i madh në moshë përherë ka qenë preferenca e saj e parë, pasi në atë mënyrë ndihet e mbrojtur dhe e llastuar.

“Kurrë mos thuaj kurrë. Por gjithmonë më kanë pëlqyer meshkujt më të mëdhenj se vetja. Ndihem më e mbrojtur dhe më e përkëdhelur kështu”, ka shkruar ajo.

Armina është prej vitesh në një marrëdhënie me Shkëlzen Berishën dhe tashmë pritet që ta finalizojnë me dasmë.