A do i ndërtojë Turqia 500 apartamentet? Ministria shqiptare jep detajet: Edi Rama po pret që

Advertisment

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka deklaruar se ka nisur rikonfigurimi i zonave pas shëmbjes së ndërtesave nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit.

‘Pas shë mbjes së ndërtesave, ka nisur rikonfigurimi i zonave. Gjithsej janë 23 zona, ku Tirana ka 9 zona zhvillimi. Këto nuk janë vetëm nga tërmeti, kemi zonën e 5 Majit, Kombinatit apo zonat rurale si Vaqarri apo Baldushk. Për zonat e para të mratuara do të rifilojë puna në 25 shkurt dhe për zonat e tjera më pas në 13 mars. Pra fundi i këtij muaji do na gjej me hapa më konkret’, tha Margariti.

Reklame

Më tej, ajo ka folur edhe për Konferencën e Donatorëve në rubrikën ‘Opinion’ News 24 që do zhvillohet më 17 shkurt, ku ka treguar se kanë pritshmëri së bashku me kryeministri Rama.

Sipas ministres, ndihmë nuk është vetëm ajo financiare, por edhe projektet e ndryshme.

‘Presim një pjesëmarrje të mirë më datë 17, nëse nuk do të ketë pjesëmamrrje nga krerët e shtetit do të ketë nga ministrat e jashtëm. Këtë gjë pret edhe kryemnistri Rama. Për ne është një ndihmë e madhe, jo vetëm ekonomike, po edhe një grup që vjen dhe ofon ndihmë për hartimin e planit. Qeveria nuk ka një pritshmëri 100% të përballojë komplet nevojën, po mjafton edhe një ndihmë sado e vogël’, shtoi Margariti.

Ministrja e Kulturës foli edhe për 500 apartamentet që do të ndërtojë qeveria turke në vendin tonë, ku sipas saj pavarësisht tërmetit që preku Turqinë , fjala do të mbahet.

‘Për tërmetin që ata kaluan, ne i gjendemi pranë vetëm me fjalë të ngrohta kolegëve tanë. Po puna për projektet nuk u ndal dhe absolutisht fjala e dhënë mbahet’, përfundoi Margariti.