A do jetë drejtor i MEPSO, ja çka thotë Musa Xhaferi

Advertisment

Është përfolur shumë nëpër mediume muajin e fundit, por ai vetë ka zgjedhur heshtjen. Sot ish zëvendës kryeministri Musa Xhaferi është prononcuar shkurt për gazetën Lajm.

I pyetur për zhvillimet brenda BDl-së, Xhaferi ka thënë se ato janë reagime të degëve dhe nëndegëve.

Reklame

Sa i përket informacioneve se do të jetë drejtor i ardhshëm i kompanisë MEPSO, Xhaferi ka përgënjeshtruar.

“Nuk është e saktë, janë spekulime”, ka theksuar Xhaferi në deklaratën e shkurtër për Gazetën Lajm.

Ndryshe Musa Xhaferi, njeriu më i afërt i kryetarit të BDl-së, Ali Ahmeti, është përfolur kohën e fundit si pjesë e grupit të pakënaqur nga ekipi i BDl-së në ekzekutiv.

Gazetar: Albion Memeti