A do të bëhet Ahmeti president i Maqedonisë?

Advertisment

Lideri i BDl-së, Ali Ahmeti është pyetur nëse do të bëhet president i Maqedonisë dhe si figir unifikuese e faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Unë të gjithë i kam lutur që të bashkohen, kam biseduar me të gjithë, me të gjitha subjektet politike që i kemi, sepse ne humbim vota.

Reklame

U kam thënë bëhuni bashkë, bëhuni kundër BDl-së me qëllim që të ndërtojmë një opozitë të shëndosh dhe do të ishim më të rëndësishëm dhe më të përfillshim dhe nga komuniteti ndërkombëtar”, është shprehur Ahmeti.

Me zemër të plasur e ka thënë Faik Konica: Më lehtë i bënë bashkë një thes me morra se sa disa shqiptar.

Kështu ka deklaruar kryetari i BDl-së, Ali Ahmeti në emisionin SPOTLIGHT me Alban Dudushin në Vizion Plus.

Ahmeti ka thënë se në një takim me një profesor të huaj, i cili po kishte zhvilluar një intervistë hulumtuese në Ahmetin, ai i ka parashikuar se unë do të bëhem president në vitin 2022.