A do të hapen kufijt, ja çka thotë Filipçe

Advertisment

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë të lëvizin në shtetet e rajonit, në të njëjtat kushte si edhe aktualisht. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha për Alsat se ende nuk është marrë asnjë vendim rreth ndryshimit të kushteve për lëvizjen e qytetarëve mes shteteve fqinje. Në konferencën online të shteteve të rajonit, në mesin e të cilave edhe Bullgaria dhe Greqia, të mbajtur javën e kaluar nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar, mirëpo ministri i Shëndetësisë tha se pas një jave përfaqësuesit e këtyre shteteve do të diskutojnë sërish.

“Tani për tani nuk ka asnjë ndryshim. Lëvizja e qytetarëve do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë siç edhe po ndodh. Me shtetet e rajonit do të realizojmë edhe një tjetër konferencë ku do të diskutojmë rreth kësaj situate”, tha Filipçe.

Reklame

Greqia mori vendim që kufijtë të vazhdojnë të jenë të mbyllur për qytetarët e vendeve të treta, ku bëjnë pjesë edhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Për momentin qytetarët e Maqedonisë mund të lëvizin pa kushte vetëm në Shqipëri. Në rast se vendosin të vizitojnë Kosovën, Malin e Zi apo Serbinë, ata duhet të kenë test PCR negativ. Prej nesër Hungaria vendosi që të mbyllë kufijtë për shtetasit e huaj.