A do të jetë Jon Ajdini shqiptari i parë që do të përfaqësojë Maqedoninë në Eurovision? Ai është shumë afër realizimit të ëndrrës

Pas hyrjes në garë me pesë kandidatë të tjerë, Jon Ajdini, emri artistik i të cilit është Yon Idy, e promovoi këngën Dreams në emisionin Stisni Play, në kuadër të përzgjedhjes kombëtare për këngë dhe përfaqësues në Eurovision 2022. Këtë vit publiku i Maqedonisë do të marrë pjesë me votim online në përzgjedhjen e këngës e cila do ta përfaqësojë vendin tonë në Torino.

Yon Idy është autor komplet i këngës Dreams, ndërsa në orkestrim i ndihmoi Angel Qosevi. Është mirënjohës për besimin dhe mundësinë për të qenë përfaqësues potencial i Maqedonisë. Sipas tij, Eurovisioni është një ngjarje në të cilën shfaqen kulturat e ndryshme në mënyrën më të bukur, dhe kjo është muzika. “Të gjithë ëndërrojmë për një dashuri të përsosur dhe në refrenin e këngës Dreams flitet për një dashuri pikërisht të tillë – të përsosur, nga ëndrrat. Strofat pasqyrojnë çaste reale, konflikte dhe mosmarrëveshje të jetës sime private dhe na kthejnë në realitet dhe na e kujtojnë se për të qenë diçka kaq e përsosur, duhet vërtet të përpiqemi”, thotë Yon Idy.

Reklame

Ky është linku në të cilin mund ta dëgjoni këngën Dreams përsëri dhe të votoni për Yon Idy-n.