A do të ketë dasma këtë verë?!

Advertisment

Shumë çifte këtë muaj të prillit kishin caktuar datën e martesës apo fejesës, duke prenotuar restorantet dhe organizimet e tjera përcjellëse.

Por koronavirusi që përfshiu vendet tona bëri që këto ceremoni të anulohen. Por tani janë shtuar pyetjet se a do të ketë dasma gjatë verës, kur është edhe vala e sezonit të tyre. Një pjesë e madhe e datave të caktuara në prill dhe mars janë shtyer për muajt e verës.

Reklame

Por edhe në verë nuk do të dihet se si do të zhvillohet situata me koronavirusin dhe se a do të ndodhë flakja e tij në periudhën e temperaturave të larta.

Ministri i Turizmit në Shqipëri, Blendi Klosi dha lajmin se për këtë vit vështirë se do të ketë ceremoni martesore. Klosi tha në “Opionion” në TV Klan se do të jetë shumë i vështirë organizimi i ceremonive duke ruajtur kështu edhe distancën sociale.

Në pyetjen e njejtë të bërë në rrjetet sociale është përgjigjur edhe kryeministri Edi Rama. “Ose do presin të bëjnë dasmë të madhe, ose do bëjnë dasmë virtuale online, ose do të bëjnë si të bëjnë por në të gjitha rastet do të presin.”, ka theksuar kryeministri Rama.

Megjithatë nuk dihet se si do të jetë në trevat e tjera shqiptare, pasi që në periudhën e verës janë caktuar shumica e datave të dasmave. (INA)