A do të ketë orë policore gjatë muajit të Ramazanit, ja çfarë thotë ministri Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se për momentin nuk mendohet të vendoset orë policore ose “lock down” për vikend.

“Për momentin jo, edhe për vikend do të vlej masa e njejtë pas orës 22:00. Po e ndjekim situatën nëse paraqitet nevoja ne do të marrim masa”, u shpreh Filipçe, raporton SHENJA.

I pyetur nëse për muajin e Ramazanit do të ketë orë policore siç ishte vitin e kaluar, ministri Filipçe tha se ende është herët për këtë gjë.

“Ne do t’i kemi parasysh të gjitha ngjarje të mëdha të cilat janë rrezik që të ketë grumbullime masive dhe do të vendosim”, u shpreh Venko Fillipçe. /SHENJA