A do të kthehen testet PCR me Maqedoninë ja çfarë thotë Hoti

Advertisment

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot në Shkup nuk ka saktësuar nëse do të vendosen PCR teste për qytetarët e Maqedonisë pas rritjes së numrit të të infektuarve me Kovid-19.

Në pyetjen e gazetarëve pas konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev, Hoti porositi se masat që ndërmerren, të mos shikohen si kufizuese, por si masa për parandalim të virusit.

Reklame

“Ministrat e Shëndetësisë të të dy shteteve punojnë së bashku. Kosova tani është në gjendje më të mirë se sa më parë, ndërsa këtu në Shkup filloi të rritet numri i të sëmurëve. Masat që i ndërmarrim, duhet të nënkuptohen si masa për parandalim të virusit, ndërsa jo si masa kufizuese”, tha Hoti.

Në lidhje me deklaratën e mëparshme të njeriut të parë nga Kombet e Bashkuara Antonio Guteresh se presidenti kosovar Thaçi dhe lideri i Partisë Demokratike Kadri Veseli e pengojnë punën e Gjykatës Speciale për krime lufte, kryeministri kosovar tha se shumë herë deri tani si shtet kanë treguar vendosmëri të tërësishme të respektohen vendimet e organeve juridike.