A do të lejohen dasmat këtë verë në Maqedoni?

A do të ketë dasma këtë verë? është një pikëpyetje e ngritur që po mban pezull shumë çifte që kanë përcaktuar datat e martesave dhe ahengjeve të tyre.

Por këtë më së shumti po e presin edhe pronarët e restoranteve, të cilët këtu e shohin mbijetesën e tyre dhe kalimin e gjendjes së tyre të rënduar si pasojë e koronavirusit. Ata tashmë disa muaj nuk kanë punuar dhe ajo që është më e keqja se janë anuluar të gjitha dasmat e rezervuara në muajt mars dhe prill, por edhe ato në maj.

Reklame

Lidhur me këtë temë është pyetur edhe Qeveria, e cila nuk ka një përgjigje të prerë se a do të ketë sivjet dasma.

“Restorantet e dasmave jo deri në fund të vitit por edhe shumë më herët do të mund të organizojnë dasma”, thotë ministri Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Sipas tij, më së voni deri të enjten e kësaj jave pritet të ketë protokoll të ri për objektet hotelierike.

“Sa i përket miratimi e protokollove të reja, në presim që sot ose më së voni deri nesër të kemi propozime të tilla dhe gjithsesi se do t’I miratojmë në Qeveri. Sa i përket objekteve hotelierike që organizojnë dasma do të duhet të presim propozimet dhe sugjerimet e Komisionit për Sëmundje Infektive. Jam i bindur se jo deri në fund të vitit por edhe shumë më herët do të fillojnë me punë edhe restorantet”, theksoi ministri Bekteshi.

Për shkak të dasmave përveç restoranteve përfitojnë edhe biznese të tjera, sidomos në periudhën e verës kur dominon diaspora në vend.