A do të luaj Ronaldo në ndeshjen Juventus-Barcelona?

Advertisment

Duke qenë se Ronaldo rezultoi pozitiv me CODIV-19 dhe shumë prej jush pyesin a do të jetë për ndeshjen e 28 tetorit kundër Barcelonës, ju tregojmë çfarë thotë protokolli i UEFA-s:

Protokolli i UEFA-s parashikon që për të patur rrugën e lirë për të zbritur në fushë në një kompeticion europian, një lojtar duhet të deklarohet klinikisht i shëruar dhe negativ në testin e COVID-19 një javë përpara ndeshjes, teksa dokumenti i kompletuar lidhur me gjendjen shëndetësore të lojtarit, bashkë me rezultatet e testeve, duhet t’i dërgohet UPAP-it (UEFA Protocol Advisory Panel) për t’u analizuar dhe aprovuar.

Reklame

Pra CR7 do të jetë në fakt në garë me kohën duke parë se ndeshja ndaj Barçës do të luhet pas 15 ditësh dhe portugezi duhet të negativizohet brenda së mërkurës së 21 tetorit. Me shumë mundësi dueli kundër Messi-t do të duhet të presë ndeshjen e kthimit, parashikuar me 8 dhjetor. Përveç sfidës ndaj Dinamo Kiev, Ronaldo do të humbasë dy ndeshjet e radhës në kampionat, kundër Crotone-s dhe Verona-s.