A do të martohet me të huaj apo shqiptare? Kjo është përgjigjja e Edon Zhegrovës

Advertisment

Edon Zhegrova shkëlqeu këtë edicion te Baseli në Superligën e Zvicrës, duke zënë edhe një vend titullari në skuadrën e Marcel Koller.

Futbollisti i Kosovës, i huazuar te Baseli nga Genk, ende nuk e ka të sigurtë qëndrimin permanent te klubi i madh helvetik, shkruan Zëri.info.

Reklame

Madje, shumë media në Zvicër e Belgjikë kanë shkruar se futbollisti nga Kosova mund të rikthehet te Genk gjatë verës.

Në mes të tjerash, Zhegrova ka folur edhe për jetën personale.

“Nuk ka ndonjë risi nga jeta personale, dhe nuk dua të flas shumë për këto gjëra”, tha Zhegrova në Klan Kosova, përcjell Zëri.info.

Kur u pyet për lidhje serioze se a preferon të huaj, apo shqiptare, Zhegrova u përgjigj:

“Ne e kemi traditë vetëm me shqiptare, andaj nuk ka dyshim as tek unë kjo gjë”. /Zëri.info