A do të ndërtohet Xhamia në Lisiçe të Aerodromit

Advertisment

Portalet maqedonase diteve te fundit kanë punlikuar lajmin për ndërtimin e xhamisë në Lisiçe të Komunës së Aerodromit, ata kanë publikuar edhe foto të projektit të xhamisë, por i menjëhershëm ka qenë përgenjeshtrimi nga ana e Komunës së Aerodromit e cila ka mohuar të ketë lejuar ndërtimin e xhamisë.

Deri me tani situata per ndërtimin e xhamisë mbetet e paqartë, por dihet mirë se ideja për ndërtimin e kesaj xhamie daton qysh para disa viteve kur shqiptarët e shumtë të Lagjes Lisiçe të organizuar kanë kërkuar lejimin e ndërtimit të xhamisë në lagjen e tyre si nevojë për kreyrjen e riteve fetare dhe me idenë për ushtrimin e të drejtës kushtetuese të lirisë së shprehjes dhe përkatësisë fetare. Ne Lisiçe thuhet se toka për ndërtuimin e xhamisë është e blerë me kohë dhe pritet vetëm leja për ndërtimin e saj.

Reklame

Përderisa partitë maqedonase akuzojnë njera tjetrën dhe bëjnë politikë me rastin e xhamisë, mbi 500 familje të Lisiçes ritet e tyre fetare i kryejnë në shtëpi private të adaptuar për këtë qellim

/Derveni.info