Zërat se OBSH ka urdhëruar të ndalohet futbolli deri vitin tjetër janë hedhur poshtë nga UEFA.“UEFA pranoi një kërkesë për të pezulluar sportin deri në vitin 2021 nga OBSH”, shkruajti e përditshmja italiane La Repubblica të martën.
Raporti, i cili citon revistën braziliane Veja, pretendon se iu tha UEFA-së të merrte masa për të parandaluar një valë të dytë të Covid-19 në një takim të komitetit ekzekutiv që zgjati më shumë se dy orë të enjten e kaluar.
Pezullimi i futbollit për atë periudhë kohore do të shkaktonte çrregullime për këtë sezon, si dhe sezonin 2020/21.
Sidoqoftë, UEFA ka mohuar pretendimet se ishte kërkuar të ndalonte sportin deri në vitin e ardhshëm nga OBSH, sipas The Independent.
“Kjo nuk qëndron, pasi nuk është e saktë.
OBSH kurrë nuk ka rekomanduar që futbolli të mos luhet deri më 2021”, ka thënë për Independent zyrtari i UEFA-s.Në fakt, UEFA raportohet se po vazhdon të bëjë plane se si sezoni 2019/20 mund të përfundojë pa rrezikuar shëndetin e askujt.