A do të vendosë mikroçipa te njerëzit nëpërmjet vaksinës, flet Bill Gates

Advertisment

Miliarderi Bill Gates mohoi teoritë e konspirative që aku zojnë atë se dëshiron të përdorë vaksinat e koronavirusit për të vendosur pajisje ndjekëse te njerëzit.

Gates, fondacioni i të cilit ka dhuruar miliona për gjetjen e vaksinës së koronavirusit dhe për hulumtimin e trajtimit iu referua sondazhit të Yahoo që thoshte se 28% e të rriturve në SHBA besonin një teori konspirative që sugjeronte se Gates planifikonte të përdorte një vaksinën e COVID-19 për të implantuar mikroçipa në miliarda njerëz kjo për të monitoruar lëvizjet e tyre.

Reklame

Ne duhet ta zbulojmë të vërtetën. Shpresoj që këto teori të bien pasi njerëzit të zbulojnë faktet, tha Gates gjatë një interviste në CBS News duke shtuar se ai dëshiron të ndihmojë në fundin e pandemisë së koronavirusit.

Ne duam të sigurohemi që nuk do të ketë njerëz që vde*sin vetëm sepse ata nuk kanë mundësi për të bërë një vaksinë. Ne do të bëjmë një marrëveshje të mirë për vaksinën dhe duam që bota të bëjë një marrëveshje të mirë gjithashtu. Shumë prej kompanive janë angazhuar për këtë,  u shpreh Gates.

Në shkurt, fondacioni Bill dhe Melinda Gates dhuroi 100 milionë dollarë për kërkimin e vaksinës. Në qershor, fondacioni premtoi një 1.6 miliardë dollarë shtesë për aleancën e vaksinave Gavi një organizatë e përqendruar në përpjekjet për të imunizuar fëmijët nga pandemia e koronavirusit.

Nuk ka ilaçe ose vaksina të aprovuara për koronavirusin, që ka infektuar afro 15 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ka vrarë të paktën 617.415 në më shumë se gjashtë muaj. Por ka më shumë se 100 vaksina në zhvillim, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.
Njerëzit shqetësohen edhe nëse vaksina del. Sipas një sondazhi të Associated Press-NORC vetëm gjysma e amerikanëve thonë se ata do ta bënin një vaksinë për koronavirusin nëse shkencëtarët arrijnë të krijojnë atë që funksionon, pasi 7 në 10 persona shqetësohen për sigurinë e tyre. Kjo edhe për shkak të këtyre teorive konspirative që qarkullojnë.