A duhet ta ndjek Zvicra shembullin e Gjermanisë për teste në aeroporte

Advertisment

Sipas autoriteteve gjermane nga e hëna do të ketë testime falas për të gjithë të kthyerit me një përgjigje në katër orë, për rezultat. Nese testimi rezulton negativ, nuk do të ketë karantinë, ndërsa nese testimi është pozitiv, atëherë karantina do t’i përcjellë për një periudhë të caktuar kohore, transmeton albinfo.ch.

Të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në Gjermani do të kenë mundësi të bëjnë testimin për Covid 19 në të gjitha aeroportet e Gjermanisë. Këtë vendim e kanë marrë ministrat e Shëndetësisë së 16 landeve të Gjermanisë, në koordinim me Ministrinë Federale të Shëndetësisë së Gjermanisë, transmeton tutje albinfo.ch.

Reklame

Ndërkohë, aeroporti i Cyrihut po vlerëson shembull të mire dhe të ndjekë drejtimin e Gjermanisë dhe Austrisë në prezantimin e testeve të shpejtë të koronavirusit që mund të shkurtojnë kohën e karantinës.

Këto teste janë prezantuar tashmë në aeroportet në të gjithë Gjermaninë dhe Austrinë dhe kanë qenë të suksesshëm në shkurtimin e kohës së karantinës.

Në Gjermani dhe Austri, pasagjerët që marrin një provë negative mund të hyjnë në vend. Të premten, Gjermania njoftoi se testimi do të ishte falas për të gjithë të kthyerit.

Rezultatet janë në dispozicion brenda disa orësh, megjithëse ka pasur shqetësime në lidhje me besueshmërinë e testeve.

Aeroporti i Cyrihut ka bërë në dispozicion vullnetarisht testimin e koronavirusit, por politikanët zviceranë kanë argumentuar që testet duhet të bëhen të detyrueshme.

Këshilltari Kombëtar i FDP-së, Matthias Jauslin argumentoi se të gjithë të kthyerit duhet të testohen me detyrim, duke i lejuar ata të kthehen në punë pa karantinë për aq kohë sa ata testojnë negativë.

Këshilltarja Kombëtare e SVP Verena Herzog u pajtua, megjithëse ajo tha se ishte me rëndësi thelbësore që testet të ishin të besueshme.

Jasmin Bodmer, një zëdhënës i Aeroportit të Cyrihut, ka thënë që tani testimet – të cilat kushtojnë CHF180 – do të mbeten vullnetare.

“Deri më tani nuk ka pasur ndonjë kërkesë federale për teste të shpejta korona.” Edhe nga ata që testojnë negativisht në Aeroportin e Cyrihut ende u kërkohet të kryejnë një karantinë dhjetë ditore nëse janë kthyer nga një vend me rrezik të lartë. /Albinfo.ch.