A duhet të kthehen fëmijët në shkollë, çfarë sugjerojnë studimet

Advertisment

Vendimi i shumë shteteve për të rihapur shkollat që ishin mbyllur mund të rrezikojë një valë të dytë të infeksioneve, sugjerojnë disa studime.

Shumica e rasteve me Covid-19 tek fëmijët janë me simptoma të buta, por studimet sugjerojnë se fëmijët mund të luajnë një rol të madh në transmetimin e virusit tek njëri-tjetri dhe tek të rriturit. Po ashtu theksojnë se mbajtja e shkollave të mbyllura për më gjatë, mund të ndihmojë në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Reklame

Një studim i kryer në Kinë dhe botuar në revistën Science sugjeroi që mbajtja e shkollave të mbyllura mund të zvogëlojë infeksionet dhe të vonojë epideminë. Ata vlerësuan se heqja e të gjitha ndërveprimeve që zakonisht ndodhin në shkolla për fëmijë deri në 14 vjeç do të çojë në një ulje të numrit mesatar ditor të rasteve të reja me rreth 42%.

“Në përgjithësi, politikat e mbylljes me bazë shkollore nuk janë të mjaftueshme për të parandaluar plotësisht shpërthimin e Covid-19, por ato mund të ndikojnë në dinamikën e sëmundjes,” thanë studiuesit.

Po ashtu, një studim nga Shenzen, në Kinën juglindore, botuar në revistën Lancet në prill zbuloi se fëmijët kishin të njëjtin rrezik të prekjes nga koronavirusi, si pjesa tjetër e popullatës, por rrallë shfaqnin simptoma të rënda.

Një studim tjetër i postuar në rrjetin gjerman të Kërkimeve të Sëmundjeve Infektive Zoonotike sugjeroi që fëmijët kishin më pak të ngjarë të preken rëndë nga Covid-19, por nuk treguan nëse shanset e tyre për t’u infektuar ishin më të ulëta.

Por përpos kësaj, vende si Kina, Tajvani, Danimarka, Izraeli dhe Gjermania kanë rihapur shkollat dhe të tjerë shtete po mendojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Mbretëria e Bashkuar raportohet se po mendon rihapjen e shkollave për fëmijët më të vegjël më 1 qershor./Opinion.al