A e dini se cili këngëtar i njohur është në foto? (FOTO)

Advertisment

Artist mjaft i dashur nga publiku Ai është emër mjaft i njohur dhe i dashur nga publiku. Me zërin dhe stilin e veçantë, ai ka bërë për vete publikun anë e mbanë trojeve shqiptare. Bëhet fjalë për këngëtarin e mirënjohur shqiptar, Seldi Qalliun, i cili është i kërkuar jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe në diasporë, shkruan rtv21.tv Seldin e sotëm e njihni të gjithë, por a e dini se si ishte dukur artisti kur ka qenë fëmijë?

Ai ka publikuar në instagram për ndjekësit e tij të shumtë një imazh nga fëmijëria e tij, në të cilin shihet se edhe atëherë ka qenë mjaft simpatik. Seldi Qalliu është lindur më 05 janar të vitit 1987 në Tiranë, Shqipëri. Ai njihet për një numër të madh të këngëve, disa prej të cilave janë: “Si ty nuk ka”, “Bjondina”, në bashkëpunim me Sinan Hoxhën, “Çika e zemres sime”, “Me duaj si une te dua ty”, ” Vullkan”, në duet me Sinan Hoxhën, ” Thyhen gotat”, etj. Ndërsa, projekti i fundit muzikor i artistit është “Pa ty”, në bashkëpunim me Sabianin.

Reklame

Projekti është publikuar më 21 nëntor 2019 dhe deri tani në Youtube ka mbi 700 mijë klikime./21Media