A e dini se këta të famshëm nuk e kanë kryer shkollën e mesme

87

Ka shumë prej figurave me famë botërore që nuk kanë përfunduar as shkollën e mesme.

Emra këta tani shumë të njohur në botën e Hollywood-it, duke u radhitur më të mirët në sferat e tyre.

Ata tregojnë se si janë larguar nga shkolla qysh në moshë të hershme për të ndjekur ëndrrat e tyre.

Më poshtë keni listën e disa prej të famshmëve:

Leonardo DiCaprio

Leonardo DiCaprio la shkollën e mesme për të ndjekur aktrimin.

Më vonë ai fitoi Zhvillimin e Përgjithshëm Arsimor, duke korrur kështu sukses të madh gjatë karrierës së tij të aktrimit dhe fitoi një Oskar për punën e tij në filmin The Revenant.

Keanu Reeves u dëbua nga shkolla në moshën 16 vjeçare, pas mosmarrëveshjeve që kishte me stafin. “Ishte moment i tmerrshëm kur mora letrën për t’u larguar nga shkolla”, tha Reeves për DailyMail.

Emma Stone

Emma Stone la shkollën për të ndjekur aktrimin.“Ishte gjë e mirë kur prindërit ranë dakord për këtë” tha Emma për THR, duke vazhduar më tej se të gjithë duhet të kryejnë shkollën dhe të diplomojnë.

Johnny Depp

Johnny Depp la shkollën e mesme për t’u bërë një yll roku në moshën 15 vjeçare.

Kate Winslet

Kate Winslet zbuloi se ajo kishte braktisur shkollën e mesme në moshën 16 vjeçare për të punuar në një ushqimore për të financuar udhëtimet e saj me tren për audicionet në Londër.