A e dini se mënyra që i jep fund by-passit në zemër është zhvilluar nga një shkencëtar turk?

Advertisment

Shkencëtari turk që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Profesor Doktor Mehmet Çilingiroglu me anë të një tomografie optike të zhvilluar së bashku me ekipin e tij, mund të kurojë bllokimin e venave të zemrës pa bërë asnjë prerje në trupin e pacientit (ndërhyrje kirurgjikale). Aparati i tomografisë optike siguron pamjen në mënyrë shumë të detajuar të venave dhe mund të diagnostikojë shumë herët rrezikun për krizës në zemër (atak kardiak).

Një shpikje tjetër e Dr. Çilingiroglusë është edhe një çip i prodhuar me mënyrën e nanoteknologjisë. Çipi në fjalë vendoset nën lëkurën mbi damarin kryesor në parakrah. Kështu që të gjitha të dhënat e pacientit, niveli i oksigjenit, vlerat e sheqerit në gjak, presioni i gjakut dhe ritmi ditor i zemrës përcillen drejtpërdrejt në telefon.

Reklame

Profesor Doktor Mehmet Çilingiroglu, pavarësisht këtyre shpikjeve të rëndësishme në lidhje me diagnostikimin dhe kurimin e sëmundjeve, thekson se mbrojtja e shëndetit përpara sëmundjes është më e rëndësishme. Për këtë arsye nuk duhet konsumuar në asnjë mënyrë duhan, duhet qëndruar larg ushqimit të gatshëm, duhet preferuar dieta mesdhetare, duhet bërë patjetër lëvizje (fizike) dhe duhen përvetësuar mendime pozitive.