A e dobësoi Alternativa opozitën shqiptare? Gashi: Kam respekt të veçantë për Aleancën për Shqiptarët

Në ciklet e fundit zgjedhore Alternativa ishte bashkë me Aleancën për Shqiptarët duke “luftuar” për ta rrëzuar Qeverinë. Por tani kur zyrtarisht u bë pjesë e saj kryetari Gashi thotë se në fokus duhet të jetë integrimi në BE. Ai nuk mendon se opozita shqiptare është dobësuar.

“Mendoni se me hyrjen tuaj në Qeveri e keni dobësuar opozitën shqiptare? – A e kemi dobësuar opozitën dhe a e kemi dobësuar vetëveten mund të jetë pyetje për ta shqyrtuar seriozisht, mbase mund të kemi përgjigje pozitive edhe për të dyja pyetjet. Por cili është interesi i Alternativës dhe i shtetit në këtë moment. A duhet ta mendojmë që shteti të filloj negociatat për BE apo të qëndrojmë aty ku u thyen disa parime!?”, tha Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës./TV21

Reklame