A është kjo oferta e ASH për Lëvizjen Besa dhe Alternativën?

Advertisment

Mbrëmë nëpërmjet konferencës për shtyp, kreu i ASHsë Ziadin Sela theksoi se do tu dërgojë ofertë Lëvizjes Besa dhe Alternativës dhe për këtë ofertë ata duhet të përgjigjen brenda 48 orëve.

Agjencia Lajmeve Zhurnal ka siguruar ofertën që Aleanca për Shqiptarët ua ka dërguar Alternativës dhe Lëvizjes BESA lidhur me përpilimin e listave për deputet nga këto parti që pritet të garojnë në zgjedhjet e 12 prillit.

Reklame

Nga ky dokument që ka siguruar Agjencia e Lajmeve Zhurnal vërehet se Aleanca për Shqiptarët më shumë përparësi ju jep Alternativës se sa Lëvizjes BESA.

Oferta e ASHsë për njësinë zgjedhore nr 1 është që bartësi të jetë nga Alternativa.

Poashtu edhe në njësinë zgjedhore numër 2 Aleanca për Shqiptarët bartësin e listët ia ka deleguar Alternativës.

Ndërsa njësinë zgjedhore numër 5 dhe 6 bartësi do të jetë nga Aleanca për Shqiptarët.

Të dhënat e lartpërmendura janë ofertë e ASHsë drejtuar Alternativës dhe Lëvizjes BESA.