A është kjo pika e vendimit të Qeverisë që e pamundëson seancën për rrëzimin e Kurtit

Advertisment

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka nxjerrë një vendim përmes të cilit ndalon lëvizjen dhe tubimet e qytetarëve shkaku i rrezikut nga koronavirusit.

Mbrëmë Qeveria e Kosovës, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit, ka vendosur që të ndalohet lëvizja e lirë dhe tubimet qytetare.

Reklame

Por, është pika IV e këtij vendimi e cila duket se është menduar që të ndalojë edhe seancën për mocionin e mosbesimit Qeverisë Kurti.

Në pikën IV të këtij vendimi thuhet se ndalohet tubimi në të gjitha mjediset, si private e edhe publike, si në ambiente të hapura e edhe të mbyllura

“Pika IV e vendimit të Qeverisë ndalon tubimet në të gjitha mjediset – private dhe publike, të hapura dhe të mbyllura”, thuhet në pikën IV të vendimit të Qeverisë, të cilin e kontestoi presidenti Hashim Thaçi, i cili tha se atë do ta dërgojë në kushtetuese.

Mirëpo, gjatë ditës së sotme me fillim prej orës 14:00 kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka thirrur mbledhjen e Kryesisë ku pritet të vendoset rreth seancës për shkarkimin e Qeverisë Kurti.