A është KSHZ-ja gati për zgjedhje të shpejta? Derkoksi: Nevojiten minimum 52 ditë

25

Me shpalljen e bombës së 7 më 6 mars të vitit 2015, kryetari i LSDM-së dhe opozitari i atëhershëm Zoran Zaev, zbuloi “votues të rrejshëm”, votues që kanë votuar disa herë, në fshatra me shumë pak banorë. Siç fliste Zaev, kanë votuar nga 40 banorë. Ai i përmendi edhe votat e njerëzve nga Pusteci i Shqipërisë që janë keqpërdorur për qëllime zgjedhore, ndërsa për të cilët ish-ministrja e brendshme Gordana Jankulovska fliste me ironi.

“Folëm se Nikolla Gruevski i vjedh zgjedhjet, se me cikle të falsifikuara zgjedhore janë në pushtet. Andaj, ai i përdor të gjitha institucionet shtetërore në mënyrë të paligjshme dhe kundër Kushtetutës, duke përdorur mekanizma joligjor për kontroll të elektoratit. Sot fillojmë t’i nxjerrim në pah të gjitha mashtrimet zgjedhore që i bëri Nikolla Gruevski me disa bashkëpunëtorë të e tij”, tha Zoran Zaev më 6 mars 2015.

“Njerëzit votojnë, kjo edhe nuk është aq e rëndësishme. Të gjithë budallenjtë kanë shkuar atje për intervenime. Provokime dhe gjëra të tjera, më e rëndësishme është se këta njerëz votojnë dhe u kanë vënë patentë në gojë. I kanë incizuar se si mbajnë dorë njëri tjetrin, i kanë publikuar në Libertas ose nuk e di ku. Tani në orën 7 dalim dhe tregojmë se procesi kaloi qetë, në mënyrë demokratike, nuk ka denoncime, përveç për në Strugë. Për vendet e tjera do të shpallim fitore”, thuhet në bombën e 7-të të publikuar më 6 mars të 2015 nga opozitarja LSDM.

Katër vjet më pas, në pushtet erdhi LSDM-ja, ndërsa kryeministër – Zoran Zaev. Vetë ai paralajmëron zgjedhje të parakohshme parlamentare sa më shpejt që është e mundur. E pyesim kryetarin e KSHZ-së, Oliver Derkoskin nëse Komisioni është i gatshëm për zgjedhje dhe nëse është ndryshuar Kodi zgjedhor.

“Komisioni shtetëror i zgjedhjeve çdo herë është i gatshëm të zbatojë zgjedhje, në momentin kur të vendosin që Parlamenti të shpërbëhet dhe të zbatohen zgjedhje. Në këtë rast, duke marrë parasysh nenin 15 paragrafin 2 nga Kodi zgjedhor, shkurtohen të gjitha afatet për veprimet e parashikuara, për 5 ditë, përveç afatit për fushatën zgjedhore. Rreth 52 ditë është minimumi i nevojshëm për të realizuar të gjitha veprimet e nevojshme për realizimin e zgjedhjeve”, tha kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski.

Derkoski tha se Lista zgjedhore është materie të cilën KSHZ-ja vazhdimisht e përditëson, ndërsa këtë e ka konfirmuar Referendumi dhe zgjedhjet presidenciale. Për listën zgjedhore, siç tha ai, më shumë përflitet në opinion për motive politike e jo se ka probleme reale. Në listën janë të gjithë shtetasit e Maqedonisë që janë në moshë mbi 18 vjeçare.