A i kërkoi Thaçi emër për mandatar për kryeministër, ja çka thotë Mustafa

Advertisment

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se kreu i shtetit nuk i ka kërkuar emrin e mandatarin për formimin e Qeverisë së re, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, raporton Ekonomia Online.

Mustafa pas takimit me presidentin, Hashim Thaçi, shtoi se deklaroi Qeveria e re do të formohet ashtu siç e kërkon Kushtetuta.

Reklame

Mustafa tha se me Thaçin diskutuan edhe për masat e mëtutjeshme për Coronavirusin. Ai tha se ky virus do të ndikojë në ekonominë e vendit, andaj duhet pasur kujdes.

Poashtu kërkoi nga Qeveria që mos të marr vendime në kundërshtim me Kushtetutën.

“Diskutuan për opsionet se si të dalim nga kjo situatë. nuk është koha të shkojmë në zgjedhje për shkak të situatës. Ne jemi për një qeveri te re qe plotëson të gjitha procedurat kushtetuese. Qeveria të fokusohet në zhvillimin ekonomik pasi do të ballafaqohemi me një situatë të rëndë”.

“Një Qeveri që është e gatshme për dialogun Kosovë-Serbi. Presidenti besoj se do t’i ndjek të gjitha procedurat kushtetuese”.