A ishin mburojat e autostradës të vjetërsuara, ja çka tha eksperi sot në gjykatë

Në seancën e sotme gjyqësore, eksperti i ndërtimtarisë dhe infrastrukturës rrugore, dëshmoi për cilësinë e mburojave anësore të autostradës, pikërisht në aksin Shkup Tetovë tek fshati Llaskarcë ku edhe ka ndodhur trágjedia.

Ai në pyetjet e prokurorit të këtij rasti, tha se në asistim të Fakultetit të makinerisë kanë ekzaminuar veçoritë gjeometrike dhe përbërjen kimike të atij llojit të metalit elastik.

Konstatuan se mburojat ishin të vjetërsuara dhe kishin një kualitet të ulët, por të vëna sipas standardeve evropiane, të pranuara në atë kohë.

Mburojat ishin të prodhuara në Bullgari./Alsat