“A je pishman që jemi nda?” Robert Berisha i drejton pyetjen e drejtpërdrejtë Nora Istrefit (VIDEO)

Robert dhe Patris Berisha kanë qenë të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Abc për të festuar ardhjen e 2021.

Ata janë vendosur përballë shumë situatave dhe një ndër to ishte që Roberti u ktheu në rolin e intervistuesit dhe përballë kishte Nora Istrefin, ish-gruan e tij, për ta marrë në intervistë, kjo e fundit e improvizuar nga Jonida Shehu.

Reklame

“Pyetja që do të jetë kulmi i intervistës tënde me Norën”, e pyeti Jonida Shehu.

Robert Berisha: A je pishman që jemi nda? Hë moj Nora fol tash

Jonida Shehu (në rolin e Nora Istrefit): Jam shumë pishman Robert. A mund të bashkohemi?

Robert Berisha: Tash është vonë për fatin tonë. Lamtumirë përgjithmonë!

Nga kjo mini-intervistë e improvizuar në Soiree, kuptuam që mes tyre nuk do të ketë kurrë një rikthim, edhe nëse Nora Istrefi do kërkonte një ribashkim se ishte bërë pishman.

Video:

Situata e pazakonte, Robert Berisha interviston ne Soirée Tunen dhe Nora Istrefin | ABC News Albania – YouTube