A ka ardhur vërtet fundi i lëvizjes së akrepave të orës?

Advertisment

Parlamenti Evropian u deklarua për këtë qysh para një viti e gjysmë. Sidoqoftë, secili shtet është përgjegjës për zbatimin. Dhe këtu gjërat nuk shkojnë normalisht, shkruan DW
Përpara apo prapa? Natën midis të shtunës dhe të dielës, akrepat e orës do të lëvizin përsëri dhe fillon numërimi i dimrit. Ora lëvizë një orë prapa. Nëse ndodhë sipas parashikimeve të Parlamentit Evropian, kjo do të ishte lëvizja e fundit e akrepave të orës. Por kur bëhet fjalë për fundin e lëvizjes shumë jopopullore të orës është ende e paqartë.

“Duhet të ndërpritet me lëvizjen e orës”, publikoi në vitin 2018 shefi i atëhershëm i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, pas një onlajn hulumtimi me qytetarët dhe pasi 84% u deklaruan se janë për të ndërprerë llogaritjen e kohës dimërore dhe verore. Pastaj, në vitin 2019, PE votoi me shumicë dërrmuese për të përfunduar këtë praktikë më 2021. Topi tani u takon qeverive të vendeve anëtare të BE-së, të cilët duhet të vendosin nëse do të mbajnë kohën e verës apo të dimrit përgjithmonë. Por vendimi përfundimtar i vendeve anëtare është akoma larg.

Reklame

Së shpejt fundi i llogaritjes së kohës verore dhe dimërore?

Është vështirë të harmonizohet e gjithë BE-ja

Nga qarqet e diplomatëve evropianë këto ditë mund të dëgjohet se kjo temë nuk do të diskutohet shumë gjatë presidencës gjermane me Unionin (deri në fund të vitit). Thuhet se ka shumë tema të tjera që janë më të rëndësishme sesa llogaritja e kohës.

Qeveria gjermane nuk ka vendosur ende se për çfarë do të angazhohet – kohën e përhershme të verës ose dimrit. “Nga këndvështrimi i Qeverisë Federale, është e rëndësishme të parandalohen “ishuj kohorë” dhe të sigurohet treg i brendshëm i harmonizuar”, ka njoftuar Ministria federale e ekonomisë.

Në BE ka tre zona kohore, më e madhja është koha e Evropës Qendrore, e cila shtrihet nga Polonia në Spanjë. Nëse do të pranohej një kohë e përhershme e llogaritjes së kohës, në perëndim dhe veriperëndim të kontinentit, gjatë dimrit, agimi do ishte dikur paradite, rreth orës 10.

Sigurimi shëndetësor gjerman DAK ka publikuar se 29% e njerëzve në Gjermani kanë probleme fizike dhe mendore pas lëvizjes së akrepave të orës

Në rast se koha do të përherë me orën dimërore, verës jo vetëm që do të errësohej më herët, por në lindje të kontinentit dielli do të lindte jashtëzakonisht herët, gjegjësisht rreth orës 3.

Në të njëjtën kohë, nëse mbetet ndryshimi i kohës, kjo krijon probleme për shumë njerëz. Sigurimi shëndetësor gjerman DAK, në bazë të një sondazhi përfaqësues, ka raportuar se 29% e njerëzve në Gjermani kanë probleme fizike dhe mendore pasi lëvizin akrepat e orës. Ndihen të lodhur, kanë probleme me gjumin dhe zgjohen më shpesh gjatë natës. 76% e të anketuarve mendojnë se lëvizja e orës është e panevojshme dhe duhet të hiqet.

Sondazhi, i kryer nën kohën e Junkerit, la hapësirë ​​për të kuptuar se më shumë njerëz në Gjermani shqetësohen për këtë çështje sesa në vendet e tjera anëtare të BE. Nga 4,6 milionë të anketuar, 3 milionë ishin nga Gjermania.