“A ka jetë pas vd ekjes?” Multimilioneri ofron 1 milion dollarë kush e gjen përgjigjen

Advertisment

Një multimilioner nga Las Vegas, ofron 1 milion dollarë shpërblim për të gjetur përgjigjen e pyetjes: A ka jetë pas vd ekjes?

Robert Bigelow, 75 vjeç, i cili është pronari i “Budget Suites” në Amerikë, në muajin qershor themeloi Institutin Bigeloë për studimin e vetëdijes.

Reklame

Ai njoftoi një konkurs ku shkencëtarët që do të marrin pjesë duhet të jenë të informuar mbi fushën e neurologjisë dhe psikologjisë.

Kandidatët duhet të paraqesin deri më 1 gusht një tezë prej 25,000 fjalësh, ku të argumentojnë nëse shpirti jeton edhe pasi trupi vdes.

Përgjigjet do të shqyrtohen me kujdes nga një grup shkencëtarësh të mjekësisë dhe fituesi do të shpallet më 1 nëntor.