A ka ndonjë gjimnaz në Maqedoni si gjimnazi i Gostivarit? (Foto)

Qeverisje ndryshe të cilën e dëshmojmë edhe në arsim! Gjimnazi i Gostivarit merr pamje të re, krijon kushte më të mira pune për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Punimet e reja, të cilat sot i promovuam me udhëheqësinë e shkollës, përfshinë: Korridore të shtruara me pllaka të reja; 2 klasa të rinovuara; Një kabinet të ri për Gjuhët; Sallë për Konferenca – një investim i pari i këtij lloji në këtë shkollë; Ndriçim i ri, 550 copë llamba të reja led, 100 të financuara nga Komuna e Gostivarit dhe 450 donacion nga qytetarët tanë. Së shpejti fillojmë me rregullimin e banjove dhe 4 kabineteve të reja për Lëndën e Kimisë, Fizikës, Biologjisë dhe Matematikës. (Arben Taravari)

Reklame