A ka shqiptarë të prekur nga tërmeti në Turqi? Ambasada në Ankara jep njoftimin e rëndësishëm

Advertisment

22 viktima dhe mbi një mijë persona të plagosur është bilanci i deritanishëm i tërmetit shkatërrimtar me magnitudë 6.8 sipas shkallës Rihter që goditi mbrëmjen e djeshme Turqinë Lindore.

Në lidhje me tërmetin e fuqishëm, Ambasada e Shqipërisë në Turqi ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për shqiptarët që jetojnë atje.
Ambasada në Ankara njofton se deri më tani nuk është raportuar për asnjë shtetas shqiptar të prekur apo lënduar nga efektet e tërmetit.
Aktualisht, në Turqi vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për nxjerrjen e personave të gjallë që janë bllokuar nën rrënoja pas tërmetit të fuqishëm.

Reklame

Tërmeti i djeshëm, ishte më i fuqishmi i viteve të fundit që ka goditur Turqinë, që pas tërmetit të vitit 1999, me magnitudë 7.6, i cili u mori jetën mbi 17 mijë personave.

Njoftimi i plotë:
Tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës rihter goditi të premten në mbrëmje, provincën Elazig rreth 550 kilometra në lindje të kryeqytetit të vendit Ankarasë. Nga ky tërmet deri tani 22 persona humbën jetën.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Ankara bën me dije se deri tani nuk është identifikuar asnjë shtetas shqiptar nga efektet e ketij termeti.

Ambasada shqiptare në Ankara, se bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll janë të angazhuara dhe në gadishmëri të plotë për të ndihmuar dhe mbështetur të gjithë shtetasit shqiptarë që mund të jenë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Për çdo ndihmë dhe mbështetje janë në dispozicion numrat e mëposhtëm:

Ambasada Ankara: 0090 312 441 61 0304 0090 549 561 1985
Konsullata Stamboll: 0090 212 44 32 56