A kishte lidhje vizita e Vjosa Osmanit në Zvicër me referendumin që mbahet nesër në këtë vend?

Vjosa Osmani ditë më parë përfundoi vizitën e saj në Zvicër. Prej saj, vizita u proklamua si shumë e suksesshme. Pati takime me politikanë të ndryshëm të këtij vendi. Osmani u takua me me ministrin e jashtëm të Zvicrës e poashtu u takua me Kryetarin e Këshillit Nacional, Andreas Aebi.

Znj. Osmani atje u u prit kryesisht nga personalitete të partive të majta, siç ishte edhe takimi me Cédric Wermuth, bashkëkryesues i Partisë Social Demokrate të Zvicrës.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Por, pse pikërisht në këtë kohë dhe kur ajo është vetëm Ushtruese Detyre e postit të Presidentit të Kosovës, i erdhi kjo ftesë?

Siç dihet nesër (të dielën) në Zvicër do të mbahet referendumi për ndalimin apo lejmin e mbajtjes së burkës dhe niqabit islam nëpër hapësirat publike të këtij shteti. Partitë e majta, të gjelbërtit dhe socialistët, janë kundër kësaj ndalese.

Kjo çështje ka poliarizuar shumë opinionin zviceran. Është e ditur që referendumet në këtë vend shpeshherë kalohen apo rrëzohen për një margjinë të ngushtë, që nuk e kalon 1 apo 2 për qind pro apo kundër çështjes që shtrohet në atë referendum.

Në Zvicër llogaritet të jenë rreth 80 deri 90 mijë shqiptarë me shtetësi zvicerane me te drejtë vote. Pra, pjesëmarrës edhe në këtë referendum.

Vizita e saj pak ditë para referndumit, agjenda e saj, takimet e saj kryesisht më politikanë të partive të majta që janë kundër ndalimit të mbulesës isalme të femrave nëpër vende publike, lë të kuptohet se Vjosa Osmani u ftua në Zvicër nga këto parti që ajo sadopak të ndikojë në diasporën shqiptare që kjo diasporë të votojë në këtë referendum kundër ndalimit të burkës dhe niqabit.

Me ose pa vetëdije Vjosa Osmani, edhe në këtë rastë u bë vegël e majtistëve zviceran.

Andaj, edhe takimet e saj me diasporën, ku ajo qartazi pledon që të votohet kundër referendumit të nesërm është shembull tejet i keq i politikës së jashtme pa krye të vendit tonë.

Elementet e së djathës në këtë vend, sidomos partitë me qasje ksenofobike, janë duke fituar gjithnjë e më shumë mbështetje tek qytetarët zviceranë. Prandaj, interferimi i politikës kosovare në orientimin e votës së diapsorës sonë, nuk i bën mirë në radhë të parë diasporës sonë atje, e as shtetit tonë me reputacion të rrënuar.

Ndryshe, Vjosa Osmani, me herët e kishte pranuar publikisht se dikur ishte manipuluar nga zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës që të kritikonte dhe fliste keq për partnerin e saj aktual politik, Albin Kurtin.