A kishte sjellje paternaliste Rugova ndaj PPDsë

Advertisment

Nga Muhamed Halili
Përvjetorët e lindjes apo vdè kjès së veprimtarëve të ndryshëm në shoqëri, politikanëve në veçanti, shpesh shërbejnë për analiza të veprimtarisë së tyre politike si dhe për interpretime të të qëndrimeve të tyre politike rreth fenomeneve politike të ndodhura në kohë dhe hapsirë.

Lideri (tashmë) i pakontestuar shqiptar në të gjitha trojet shqiptare Dr. Ibrahim Rugova gjatë kohës sa ishte gjallë dhe vepronte aktivisht në politikë e kishte përkrahjen masive të shqiptarëve në platformën e tij politike gandiste dhe në të njejtën kohë edhe mohimin e ashpër nga ana e forcave enveriste të instaluara në vendet perëndimore që në figurën e tij dhe themelimin e degëve të LDKsë në Gjermani, Zvicër, SHBA e gjetiu shihnin një rivalitet finansiar sepse enveristët në fakt ishin struktura finansiarisht të përkrahura nga diktatori shqiptar Enver Hoxha për ta himnizuar figurën e tij politike ndër shqiptarë.

Reklame

Me fillimin e pluralizmit ndër shqiptarë Dr. Rugova u gjind në majet e piramidës politike shqiptare, i dëgjuar nga partitë demokratike shqiptare të mbarë regjioneve ku jetonin shqiptarë por i mohuar nga kolegë të tij të qarqeve akademike në bashkëveprim me enveristët. Dr. Rrugova, në krye të LDKsë u bë figurë emblematike e unitetit shqiptarë posaçërisht në kohën e themelimit të Këshillit koordinues të 12 partive politike shqiptare në ish Jugosllavi, pjesë e të cilit këshill ishte (si parti e dytë më e madhe pas LDKsë) edhe Partia për Prosperitet Demokratik.

Këshilli koordinues i partive politike shqiptare në ish Jugosllavi hartoi një platformë politike që e quajti Deklaratë për statusin e shqiptarëve në Jugosllavi ku parashiheshin situata hipotetike se si do to duhej të veprojnë shqiptarët poqese Jugosllavia do të vazhdonte të ekzistojë ose në rastin tjetër të shpërbëhej.

Deklarata kishte paraparë pesë mundësi të veprimit të shqiptarëve në kësi rastesh, (poqese nuk prisheshin kufinjtë e jashtëm të Jugosllavisë) si krijimin e Republikës të Kosovës, pastaj republika shqiptare e Kosovës në Jugosllavi (ku do të bënin pjesë edhe shqiptarët e Maqedonisë) si proekt i pashkruar, pastaj opsioni i bashkangjitjes me Shqipërinë, opsioni i shtetëndërtimtarisë së përbashkët ose ai i Autonomisë politike e territoriale si opsion i fundit.
Në librin e tij “Diplomacy on the Edge” (“Diplomacia në tehun e thi kës”për të cilin titull Ahrens disa herë më tha se është më i mirë se origjinali) Ahrens shkruan se bashkangjitja me Shqipërinë ishte opsion i pamundëshëm se bota nuk lejonte ndryshim kufinjësh me dhu në shkruan se opsioni me këmbëngulësi i mbrojtur nga shqiptarët e Maqedonisë ishte ai i Autonomisë territoriale e politike në përputhje me referendumin e 11 dhe 12 janarit 1992. “ Mu deshën përpjekje plotësuese shkruan Ahrens në librin e tij (Diplomacy on the Edge, fq 401) dhe një ecje përgjatë liqenit të Ohrit me Halilin (Nevzat) që ta bind atë se ky model duhet të flaket sepse ishte ekstremisht i rrezikshëm. Shënimi i kufinjëve të rinjë brenda përbrenda Maqedonisë në vendet etnikisht të përziera me siguri do të shpiente në “pastrim etnik dhe do të mund ta shndërronte kryeqytetin Shkupi, në situatë ngjajshëm me Mostarin, kryeqytetin e Hercegovinës” (fq, 400).

Platforma politike e PPDsë gjatë veprimit të shkurtër politik në ish Jugosllavi mbështetej në federatë. PPD e votoi deklaratën për pavarësimin e Maqedonisë si mbështetje opsionit kosovar se shpërbërja e republikave do ta dobësojë Serbinë dhe do ti hapet rruga Kosovës për pavarësi (fillimisht si protektorat ndërkombëtar) poqese prisheshin kufinjtë e jashtëm të Jugosllavisë. Këtë opsion politik e mbështeste VMRO por në heshtje e bojkotonte LSDM dhe Partia liberale. Këto parti e vonuan këtë proces deri më 29 qershor kur Grupi parlamentar PPD PDP i dërgoi Kuvendit për miratim Deklaratën për status të barabartë të shqiptarëve në Maqedoni. Në pikën e fundit të Deklaratës shkruan se poqese kërkesat nuk realizohen atëherë shqiptarët e ruajnë të drejtën të vendosin për fatin e tyre.

Referendumi për pavarësimin e Maqedonisë nuk e pati përkrahjen e PPDsë sepse liderët politikë maqedonas në krye me Gligorovin në takimet tona negocuese u munduan me fjalë të “ëmbla” të na qetsojnë se fajet i kanë nacionalistët e VMROsë që donin të “bashkangjiten me Bullgarinë” (siç thonin ata) dhe se pas “krijimit të shtetit maqedonas” LSDM do tu përkushtohet marrëdhënieve ndërnacionale dhe kërkesave shqiptare.
Liderët maqedonas ishin tepër të interesuar që shqiptarët të dalin në referendum, por nuk ishin të interesuar që ti plotësojnë kërkesat tona për arsim sipëror dhe status të gjuhës shqipe dhe ta fshijnë pjesën e dytë të pyetjes së referendumit për ribashkangjitje Lidhjes së shteteve sovrane.

Vetëm disa ditë pas shpalljes së referendumit, shkruan Stojan Andov ( Dramaticna 1991 godina, 269) në shtyp u botua komunikata e Partisë për Prosperitet Demokratik ku përsëriteshin konstatimet e mëparshme të kësaj partie se pushteti nuk ua vë veshin kërkesave të shqiptarëve shtruar na ana e deputetëve të saj dhe se “…duke marrur parasyshë pjesën e dytë të pyetjes së referendumit, shqiptarët nuk shohin se vendi ecë drejt demokracisë por e ndjejnë se sërish bien vendime për vënien e vendit nën çadrën e Jugosllavisë”. Më poshtë, shkruan Andov, qëndronte apeli që shqiptarët të mos dalin në referndum.

PSE NDRYSHOI OPSIONI POLITIK?

Në rrethana të reja kur liderët politik maqedonas nuk deshën pas pavarësimit të ikin nga çadra e rikrijimit të Jugosllavisë së re me rastin e referendumit dhe i hudhën poshtë përpjekjet e shtetëformësisë së përbashkët e synuan krijimin e shtetit kombëtar maqedonas me të drejta të reduktuara nga Kushtetuta e vitit 1974 të skicuara në debatet për kushtetutën e re, PPD filloi t’i kthehej opsionit të Autonomisë politike e territoriale sepse qeveria e Maqedonisë e cila e shpalli vendin si “oazë e paqës” në kohën kur territore të Bosnjës e Kroacisë digjeshin flakë nga ushtria jugosllave para Bashkësisë Ekonomike Evropiane (BEE) kishte dhënë kërkesën për pranimin e saj shtet i pavarur. Komisioni i Arbritrazhit kryesuar nga juristi i mirënjohur francez Robert Badinter në mendimin numër 6 të Komisionit më 11 janar 1992 dha mendimin se Kushtetuta e Maqedonisë (adoptuar më 17 nëntor 1991 por e refuzuar nga shqiptarët) i plotëson kriteret evropiane të të drejtave të njeriut dhe minoriteteve dhe Maqedonia duhet të pranohet nga BEE.

Shpallja e referendumit për Autonomi politike e territoriale të shqiptarëve të Maqedonisë më 11 e 12 janar 1992 në fakt ishte kundërbalansi i referendumit për pavarësimin e Maqedonisë të mbajtur më 8 shtator 1991 e ku shqiptarët nuk morrën pjesë.

Kërkesa për Status special të shqiptarëve në Maqedoni dërguar Konferencës së Hagës dhe më vonë Konferencës së Londrës më 23 tetor 1991 ishte nga arsyeja se Maqedonia e kishte pranuar Kaptinën II të Konferencës së Hagës (gusht shtator 1991) për Status special dhe që u bë temë e bisedimeve tripalëshe Qeveria Ahrens shqiptarët nga Grupi i II i Konferencës, Nën Grupi për Maqedoni e Kosovë.

Shpallja e referendumit për Autonomi territoriale e politike të shqiptarëve në Maqedoni nuk u prit mirë nga bashkësia ndërkombëtare. Ky veprim nga bashkësia nëdrkombëtare, Gligorov e Maleski u cilësua si secesion. Veprimtari i çështjes shqiptare në takim me liderët e PPDsë dhe PDPsë, deklaroi se “Secesionizmi i hapët i mundëshëm i mëtejmë i Autonomisë politike-territoriale të shqiptarëve në Maqedoni në këtë moment, do të ishte kundërproduktiv” (Dioguardi, 1992, Bujku).

Autoritetet politike në Shqipëri këtë akt “e përshëndetën” me gjysëm goje por me sa e dij Kuvendi i Shqipërisë nuk e pranoi me ndonjë akt Autonominë. Në Kongresin e parë të PPDsë mbajtur në 2 shkurt 1992 kryetari i PPDsë Nevzat Halili i bëri mesazh publik qeverisë shqiptare të mos e njeh pavarësinë e Maqedonisë pa njohjen e autonomis dhe plotësimin e të drejtave shqiptare.

Pikërisht referendumi për Autonomi politike territoriale e shqiptarëve të Maqedonisë dhe kulmi i saj “Afera e ar mëve” i acaroi në mas të madhe relacionet PPD PD e Sali Berishës gjë që solli në ndërhyrjen e vrazhdët të këtij të fundit në diskreditimin e figurave politike të PPDsë duke i shpallur ata si “tregtarë të ar mëve dhe te rroristë” dhe kështu filluan përçarjet në PPD.

Nga qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare, shikuar edhe nga vetë deklarimi i Dioguardi-t, kërkohej të mos shkohet në implementimin e mëtejmë të rezultateve të referendumit (edhe pse ishte konstituar tashmë Kuvendi i Autonomisë) sepse kjo gjë mundte të sjell zgjërimin e konfliktit të ar matosur prej Bosnjë e Kroacie këtu në jug, d.m.th Kosovë e Maqedoni, gjë që presidenti kroat Franjo Tugjman nëpërmjet shqiptarëve lojal të tij me të madhe e propagonte, por Dr. Rugova me ngulm e kundërshtonte.

Në një takim të veprimtarit të dalluar për çështjen shqiptare Xhozef Diogardi me udhëheqsit e Partisë për Prosperitet Demokratik dhe Partisë Demokratike, ai është shprekur kështu:”…reklamimi i bashkimit kombëtar shqiptar, pa u pjekur kushtet, do të ishte kundërproduktiv, andaj këshilloj këtë parti (PPD shënimi im) që t’i ndrroj qëndrimet lidhur me këtë, poqese nga zyrtarët maqedonas jepen garanci për barazi të plotë. Në të kundërtën, tha ai, me një artikulim të tillë të kërkesave me çdo kusht për autonomi ose bashkim kombëtar, për palën maqedonase mund të shërbejë për ushtrimin e një propagande kundër shqiptarëve…”” (Bujku, 14,03, 1992)

Nga përshkrimi i situatës në një shkrim të gazetarit të respektuar për takimin e parë të udhëheqësve të PPDsë me delegacionin e LDKsë udhëhequr nga Dr Rugova duket se duhet të kem qenë edhe unë një nga ata të paktët, siç shkruan ai, që kanë marrur pjesë në takimin ku Dr. Rugova “në mënyrë arbirtrare” paska kërkuar të hiqet dorë nga implementimi i mëtejmë i Autonomisë.

Më kujtohet se me Dr. Rugovën ka qenë edhe Dr. Ali Aliu në cilësinë e nënkryetarit të LDKsë. Kujtoj se Rugova me të drejtë kërkoi nga PPD të respektojë qëndrimin e Këshillit koordinues të partive politike shqiptare në ish Jugosllavi për statusin shtetëformues të shqiptarëve në Maqedoni si një opsion që kërkonte kohë të gjatë për implementim duke e lënë anësh Autonominë e cila do të mund të shkaktonte edhe përhapjen e zja rrit të lu ftës në jugun e Ballkanit.

Dr. Rugova me këtë kërkonte që të respektohen prioritetet ndërshqiptare që u hartuan midis PD së Berishës, LDKsë së Rugovës dhe PPDsë së Nevzat Halilit e që ishin:-
forcimi ekonomik e ushtarak i Shqipërisë; zgjidhja e statusit të Kosovës dhe statusi i shqiptarëve të Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe Maalit të Zi.
Nga veprimi i atëhershëm politik i PPDsë doli se statusi i shqiptarëve të Maqedonisë ndaj një Kosove të okupuar nga regjimi i Milosheviqit ishte prioritar.

Përndryshe qëndrimet e LDKsë dhe kryetarit të saj Dr. Rugova ndaj PPDsë asnjëherë nuk kanë qenë paternaliste, por të kujdesshme dhe bashkëpunuese.
Kryetari Rugova ka shprehur simpati të posaçme për punën e Grupit parlamentar të PPD-së i cili përkundër vështirësive e “ka afirmuar çështjen shqiptare brenda përbrenda hapsirës politike shqiptare dhe në hapsirën politike ndërkombëtare.