A mund të jetë vaksina me “flaster” më efikase se ajo me injeksion?

Shkruan Amir Kan, mjek në Shërbimin Shtetëror Shëndetësor të Britanisë së Madhe (NHS) dhe ligjërues në Fakultetin e mjekësisë në Universitetin në Lids dhe Universitetin në Bradford.

Sipas studimit të hulumtuesve nga Universiteti në Kuislend dhe Grifit në Australi, vaksina që aplikohet përmes flasterit në lëkur mund të ofroj mbrojtje më të mirë nga Kovid-19 sesa vaksinat me gjilpërë.

Flasteri i gjerë një centimetër përmban 5.000 thumba plastikë të gjatë sa ¼ e një milimetri. Secili thumb ka përmbajtjen e thatë të vaksinës. Për dallim të kushteve që duhet si sigurohen për vaksinën përmes gjilpërës, versioni i thatë nuk duhet të ruhet në temperatura të ulëta.

Hulumtuesit kanë testuar flasterët për të ashtuquajturën vaksinë NeksaPro (HexaPro) të zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit Teksas nga Ostini. Kjo vaksinë akoma është në testim klinik, por deri më tani ka treguar se është më rezistuese ndaj nxehtësisë sesa vaksinat e lëngshme.

Sipas provave, në temperatura prej 35 gradë Celsius, kjo vaksinë ka rezistuar për së paku një muaj, ndërsa në temperatura prej 40 gradë, vaksina ka arritur të rezistoje një javë. Kjo nënkupton se vaksina e ardhshme, nuk është e patjetërsueshme të ruhet në vend të ftohët.

Ndërsa sipas gjitha gjasave do të jetë më e lirë për prodhim, sesa vaksinat që tashmë janë në treg.

Sipas hulumtuesve, vaksinat e aplikuara përmes flasterit kanë krijuar përgjigje imune për shkak të trashësisë së madhe të qelizave imunologjike në sipërfaqen e lëkurës.

Minjve eksperimental të cilëve u është vendosur flaster, kanë zhvilluar antitrupa, ndërsa asnjë ditë nuk kanë treguar shenja të sëmundjes.

“NeksaPro” nuk është kompania e vetme që po zhvillon këtë lloj të vaksinës. Kompania britanike “Emergex” thotë se ka prodhuar flasterë të cilat ofrojnë imunitet më të gjatë nga vaksina e thjeshtë.

Sipas Robin Koen, një nga funksionarët e “Emergec”, vaksina e tyre me flaster të lëkurës shkakton nivele të larta të T-qelizave, që janë të rëndësishme për imunitet afatgjatë dhe parandalimin e transmetimit të sëmundjes.

Derisa hulumtimet vazhdojnë, autoritete janë në pritje të dritës jeshile për përdorimi e këtyre vaksinave, të cilët deri tani duket se ofrojnë lehtësime në fushën e imunizimit.