Eksperti italian tregon diçka të rëndësishme reth krijimit të COVID 19

Advertisment

Mikrobiologu Ralph Baric, studiuesi kryesor në botë i koronavirusit dhe një nga ekspertët më të mëdhenj në ndërtimin e viruseve sintetike, tha se prej dhjetë vitesh, dy laboratorët më të përparuar në botë, në Karolinën e Veriut dhe Wuhan, ku shpërtheu pandemia, studiuesit kanë përdorur teknika shumë të sofistikuara të quajtura ‘seamless’, fjalë për fjalë “pa ndërprerje” falë të cilave është e mundur të kombinosh materialin gjenetik të llojeve të ndryshme të viruseve pa lënë shenja në nyjet midis një pjese dhe një tjetre por edhe me ndërgjegje mund të lësh gjurmë, siç ndodhi me virusin SARS në vitin 2015 kur ‘zgjodhëm të linim gjurmë për benefite të inxhinierisë gjenetike’

“Qëllimi ynë i eksperimentit ishte: nëse shfaqet një lloj i ri virusi, a është i aftë të shkaktojë një epidemi apo mund të kalojë nëpër një seri mutacionesh? Ne tani e dimë se ka viruse te lakuriqët e natës që janë programuar paraprakisht për të kërcyer nga një specie në tjetrën”

Reklame

A mund të ketë dalë SARS-CoV-2 nga laboratori i Wuhan?

Sipas Ralph Baric “Ndoshta nuk do ta dimë kurrë, sepse nuk ka filluar ende një hetimi ndërkombëtar pasi edhe shumë të dhëna nga laboratori i Wuhan tashmë janë zhdukur. Sipas një portali që monitoron bazat e të dhënave shkencore të Kinës, të dhënat nga laboratory i Wuhan ishin të paarritshme që më 12 shtator 2019. Pse? Çfarë eksperimentesh janë bërë në Wuhan? Nuk e dime por ajo që është e mundur dihet, është e mundur të krijohet një virus në laborator pa lënë gjurmë”