A MUND T’I SHPËTOJË FALIMENTIMIT RESTORANTI MË I VJETËR NË BOTË SHKAKU I PANDEMISË GLOBALE? (VIDEO)

Advertisment

Restoranti Botin, një vend komod në Madrid, Spanjë, u hap në vitin 1725 dhe ka hyrë në librin e rekordeve botërore “Guinness”, si restoranti më i vjetër në botë.

Dhe si shumica e institucioneve botërore, restoranti u detyrua të mbyllë dyert shkaku pandemisë globale të COVID-19, raporton CNN.

Reklame

“Kur e mbyllëm restorantin gjatë pandemisë, ne u ndjemë të shkatërruar sepse nuk e kishim mbyllur asnjëherë më parë, madje edhe gjatë Luftës Civile Spanjolle, gjyshi im e mbajti hapur Botinin”, tha Antonio González, menaxher i përgjithshëm i Botinit.