A pajtoheni për lidhjen e koalicionit qeverisës të LV me LDK? Po apo Jo!

Advertisment

Ishte kjo arsyeja që me shtyu të shkruaj këtë tekst të sotëm. Apo më thjeshtë thënë, demokracia e mirëfilltë që duket në këtë pyetje, e cila, nga kryesia e Lëvizjes vetëvendosje, iu drejtohet anëtarëve. E që absolutisht përgjigjet e dhëna do determinojnë edhe rezultatin mes dy subjekteve.

Që kjo demokraci të jetë edhe më sublime, Vetëvendosja, ka kërkuar nga anëtarët e saja që, në sistem referendumi t`iu drejtohen zyrave të VV nëpër komuna, që të japin mendimin e tyre secili.

Reklame

Por, ç`ndodh këtu në vendin tonë me opozitën shqiptare? Fillimisht do doja të bëj një digresion! A keni dëgjuar përplasje të këtilla apo drama të këtilla nga opozita maqedonase? E di përgjigjen, s`ka nevojë të thuhet. Absolutisht JO!

Përse? Mbase sepse në opozitën maqedonase ka sado pak demokraci, për dallim prej opozitës shqiptare, e cila, me dramat që po krijon ditëve të fundit, tregon se, as “D” nuk e ka brenda partisë nga demokracia, e lerë më jashtë saj.

Ka javë të tëra që popullit, (ndjesë për shprehjen), ia thinjën flokun duke mashtruar, se do bëjmë koalicion me këtë jo me atë parti dhe pas dy dytës jo do bëhemi tre apo katër!

A thua ku e kanë atë demokraci për të cilën na flasin çdo ditë. Po meqë nuk dini ta bëni demokracinë brenda strukturave tuaja, e nga ana tjetër (ndjesë për shprehjen) shisni pordhë me foto me Albin Kurtin, përse të paktën nuk e pyesni dhe të mësoni diçka për këtë demokraci. Apo mos ndoshta edhe atij i shisni dushk për gogla dhe flisni për një demokraci grandioze njëjtë sikurse broçkullat që ia tregoni popullit këtu për ditë të tëra.

Meqë nuk dini, po po, NUK DINI se si bëhet një parti demokratike, por dini të lidhni vetëm kollaret, ja një propozim! Mos e lodhni trurin më tepër për demokracinë që nuk e keni dhe që nuk dini se si bëhet, merreni shembull këtë pyetje të VV, dhe bëjeni tek ne, me anëtarët tuaj dhe nga rezultati, bëni dhe marrëveshjet të cilat, si duket në fund edhe ashtu do të jenë “Marrëveshje mes djajve”, sepse demokracinë problem se do e gjejmë tek partitë shqiptare të Maqedonisë, cilat do qofshin ato.

Andaj, sa nuk është vonë dhe sa nuk keni shkatërruar veten si parti, (sepse siç duket afër shkatërrimeve të brendshme jeni), bëni një pyetësor, apo një “referendum brenda partiak” me anëtarët tuaj dhe nxirrni rezultatin, apo atë që e do shumica, dhe jo ata që financojnë, ata që marrin lekë apo që japin lekë, vetëm e vetëm, të bëhet puna, sikurse e reperit shqiptar, “Veç për inat të njëri-tjetrit”.

Mortet e këtilla janë të rënda, andaj kujdes sepse kur do shiheni pasi të bien këto morte, do krijoni viktima edhe më shumë, dhe ju këtë mirë e dini.

Në fund, këtë realitet më lejoni ta përfundoj edhe me një shprehje.

Ju parti të “dashura” nëse keni harruar se kush jeni nga cilët rrënjë vini, po ua kujtojmë ne! Vini nga populli, i cili, zakonisht në këtë vend manipulimeve me të, ka ditur t`iu përgjigjet ashpër dhe në kohë…

Me respekt (për lexuesit) jo për partitë tona “demokratike”