A po bëhet më infektues virusi? BBC: Rreziku nga mutacionet e koronavirusit

Advertisment

Koronavirusi që po rrezikon botën tani nuk është i njëjtë me koronavirusin që u shfaq për herë të parë në Kinë, thotë BBC.

Sars-Cov-2, emri zyrtar i virusit që shkakton sëmundjen Covid-19, dhe është kthyer në shteg shkatërrimi në të gjithë globin, është duke ndryshuar. Por, ndërsa shkencëtarët kanë vënë re mijëra mutacione, ose ndryshime në materialin gjenetik të virusit, vetëm një prej tyre është veçuar deri tani e konsiderohet ndoshta përgjegjësi për ndryshimin e sjelljes së virusit.

Reklame

Pyetjet thelbësore në lidhje me këtë mutacion janë: a po e bën ai koronavirusin më infektues apo vdekjeprurës tek njerëzit? Dhe a mund të përbëjë një kërcënim për suksesin e një vaksine në të ardhmen? Ky koronavirus në të vërtetë po ndryshon shumë ngadalë në krahasim me viruset e ngjashme gripale. Me nivelet relativisht të ulëta të imunitetit natyror në popullatë, pa vaksina dhe me pak trajtime efektive, nuk ka ndonjë presion të madh mbi të që të përshtatet. Deri më tani, është duke bërë një punë të mirë për të mbajtur veten në qarkullim ashtu siç është.

Mutacioni kryesor dhe më I dukshëm – i quajtur D614G dhe i vendosur brenda proteinave që përbëjnë “majën” të cilën virusi e përdor për të hyrë në qelizat tona – u shfaq pak kohë pas shpërthimit fillestar të Ëuhan, ndoshta në Itali. Tani shihet në rreth 97% të kampionëve në të gjithë botën. BBC citon dy studime që tregojnë se pacientët me shtamin që ka pësuar mutacion kishin më shumë ngarkesë virale në kampionet e tyre laboratorikë. Ato nuk gjetën megjithatë prova se këta njerëz u sëmurën më rëndë apo qëndruan më gjatë në spital. Në fakt, ndërsa diskutohet se aftësia e tij infektuese mund të jetë rritur, nuk ka prova që të tregojnë se mutacioni i sëmur më keq pacientët.
Top Channel