A po frigohet LSDM nga zgjedhjet e 12 prillit

Advertisment

Sekretari i përgjithshëm i LSDMsë, Lupço Nikollovski mbrëmë ka paralajmëruar mundesinë për formim të një shumice të re parlamentare.

Nikollovski shkruan se ekziston mundësi reale që partia e tij të krijojë një shumicë të re parlamentare nëse Kuvendi, sipas tij, taktizon me Ligjin për Porkurori Publike, dhe disa ligje të tjera.

Reklame

“Nëse Kuvendi vazhdon të taktizojë dhe nëse parandalohet në ndonjë mënyrë votimi për ligjet e rëndësishme, e në veçanti Ligjit për Prokurorinë Publike, Kodit Zgjedhor, Ligji për Mbrojtjen, shkarkimi i Mizrahit

atëherë ekziston mundësi reale ne të kirjojmë një shumicë të re parlamentare, dhe më pas një qeveri të re stabile që do të organizojë zgjedhje të rregullta parlamentare.

Maqedonia e Veriut nuk do të mbahet peng e interesave partiake dhe kr iminale. Sundimi i ligjit dhe e ardhmja evropiane janë prioritet i qytetarëve dhe ne do të lu ftojmë deri në atomin e fundit” shkruan Nikollovski në Facebook.