A po rriten çmimet në barnatore, flet ministri i shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke u përgjigjur akuzave të partisë, VMRO-DPMNE, për keqpërdorim të çmimeve nga një kompani farmaceutike, dha sqarim se bëhet fjalë për rritje të çmimeve furnizuese, prandaj, kanë shënuar rritje edhe çmimet shitese në barnatore, njofton Gostivari Sot

Sa u përket akuzave të opozitës, mendoj që bëhet fjalë për një temë që u hap në takimin e liderëve ku biseduam për analizën e çmimeve nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe inspektoratin e shëndetësisë, duke pasur para sysh çmimin e mëhershëm shumë të lirë, përskaj çmimit të ri tani disa herë më të lartë. E përmenda edhe në takimin e liderëve që atë pjesë të furnizimit e ndërpremë, por unë nuk do të fajsoja derisa nuk verifikohen faturat. Sepse, Inspektorati Shetëror i Tregut disa here konstatoi rritje të çmimeve, por për shkak të rritjes së çmimeve furnizuese nga jashtë. Kështu që le të verifikojt mirë puna, dhe pastaj do të merret vlerësimi ynë”, tha ministri Filipçe sonte në konferencën për shtyp, transmeton Gostivari Sot

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Ndryshe, çmimi i maskave të thjeta deri se të shfaqej virusi korona, në barnatore ishte 5 denarë, ndërsa tani çmimi ka arritur në 35 denarë.