A vijn infektimet me COVID nga Kosova, ja çka thotë Zaev

Advertisment

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev deklaroi se Komisioni për Sëmundje Infektive po e shqyrton dhe analizon në vazhdimësi gjendjen me koronavirusin.

Sipas tij për momentin nuk ka arsye për mbyllje të serishme të kufirit me Kosovën sepse Komisioni në fjalë nuk ka konstatuar se infektimet vijnë nga Kosova, përkundrazi janë nga brenda vendit.

Reklame

“Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) e analizon situatën, dhe konstaton nëse ka apo jo arsye për mbyllje të kufirit. Në rast se infektimi paraqitet për shkak të udhëtimeve me Kosovën, atëherë ka arsye për mbyllje, por në rast se përhapja e virusit vjen nga brenda, atëherë nuk shohim arsye për mbylljen e kufirit”, deklaroi Zaev.

Kosova dhe Maqedonia janë ndër vendet e vetme që mes tyre hoqën testet PCR për koronavirus. Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja nuk kanë hequr ato për shtetasit e Maqedonisë.