Shfrytëzuesit e shërbimeve të kompanisë celulare A1 pasdite nuk kanë mundësi t’i shfrytëzojnë shërbimet e telefonisë celulare për shkaqe teknike.
“Momentalisht përballemi me vështirësi teknike me vendosjen e thirrjeve në telefoninë celulare. Pjesa më e madhe e vështirësisë është tejkaluar, ndërsa shërbimet teknike punojnë në zgjidhjen e plotë në afat sa më të shpejtë të mundur”, komunikuan nga Kompania.