AAKja e Ramushit deklarohet nëse do ta votoj qeverinë Kurti

Advertisment

Sot, u mbajt mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku u caktua seanca për votim të qeverisë, më datë 3 shkurt. Në këtë mbledhje AAK u përfaqësua nga deputeti Ali Berisha.

Deputeti Berisha, duke shprehur qëndrimin e Aleancës lidhur me seancën e thirrur për të hënën, theksoi se është shumë zhgënjyese që seanca për krijimin e qeverisë ftohet pa marrëveshje politike.

Reklame

Ndër të tjera, ai u shpreh se Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës asnjëherë gjatë kësaj periudhe nuk ka qenë pjesë e diskutimeve për formimin e qeverisë.

“Aleanca nuk ka asnje arsye që të votojë një qeveri të tillë me shumë të panjohura, megjithatë qëndrimin e saj definitiv për këtë çështje, Aleanca do ta paraqes në seancën e së hënës, deklaroi deputeti Ali Berisha.