Abdilxhemil Saiti nga Radusha emërohet këshilltar ekonomik në Gjermani

Advertisment
HTML Image as link

Bujar Osmani ka njoftuar se në kuadër të plotësimit të misionit të mandatit e me qëllim përforcimin e diplomacisë ekonomike, sot i prezantoj katër këshilltarët e parë ekonomik që do të dërgohen në Varshavë (Ilija Psaltirov), Mynih (Abdilxhemil Saiti), Ankara (Suzana Tuneva) dhe Abu Dabi (Bekri Ajdini).

Abdilxhemil Saiti është diplomat kariere me prejardhje nga Radusha e Shkupit, dhe deri më tani ka ushtruar disa detyra të rëndësishme në Ministrinë e Punëve të Jashtme të RMV, njofton derveni.info.

Reklame

Ja postimi i plotë i Bujar Osmanit:

Detyra e tyre do të jetë prezantimi i potencialeve të 🇲🇰 si:
-Destinacion tërheqës për investime të huaja;
– Destinacion atraktiv turistik;
– T’i promovojnë potencialet tona eksportuese;
Maqedoninë e Veriut si brend ekonomik dhe politik që paraqet pjesë të shoqërisë bashkëkohore 💡.
Në fazën vijuese nga ky pilot- projekt, target janë FAO në Romë dhe OBT në Gjenevë