Abdush Demiri merr drejtimin e agjencionit për punësim

Advertisment

Sot edhe zyrtarisht kuadri i Lëvizjes Besa, Abdush Demiri ka marrë drejtimin e Agjencionit për Punësim në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Demiri pozicionin e ri e morri nga ish drejtoresha, Biljana Jovanovska me të cilën ka njoftuar se ka ka pasur një bisedim konstruktiv e në ndërkohë është njoftuar se çfarë është bërë dhe çfarë duhet të bërë në periudhën e ardhshme.

Reklame

“Gjithmonë do të jem në shërbim të qytetarëve e detyrën tonë do ta kryejmë në mënyrë të përgjegjëshme, profesionale dhe të paanshme!”, ka shkruar në rrjetin social, Abdush Demiri, drejtor i ri i Agjencionit për punësim./Zyrtare.net