Adelina Ismaili i kërkon falje hoxhës Drilon Gashi për “veshjen provokative” në emisionin me të

Këngëtarja Adelina Ismaili i ka kërkuar falje hoxhës Drilon Gashi për veshjen në emisionin në të cilin ishte i ftuar ky i fundit.

“I kam shpreh keqardhjen time, dhe shfryezoj rastin përsëri t’i kërkoj falje VETEM z.Drilon Gashit dhe askuj tjetër për veshjen time. Ajo nuk ka ndryshuar ndër dekada, nuk do të ndryshojë asnjëherë përderisa jetoj në një vend të lirë.

Reklame

Meqenese hoxhe Gashi nuk është paragjykues, as unë nuk e pash të nevojshme të ndryshojë asgjë.

Me këtë reagim shfrytëzoj rastin të ftoj EDHE NJEHERE z.Gashin ne emisionin tim, për shkak kohës së limituar kanë mbetur shumë gjëra të bukura pa u thenë”, ka shkruar këngëtarja në Facebook.