Ademi: Në testimin PISA e kemi arritur progresin më të madh deri më tani

25

Në testimin ndërkombëtar PISA në vitin 2018 i arritën rezultatet më të mira deri më tani, dukshëm më të mira se në dy testimet e fundit të nxënësve tanë, në vitin 2000 dhe në vitin 2015, deklaroi pasdite ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi pasi Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) sot i publikoi rezultatet e testimit në 79 vende apo ekonomi.

#

Testimi dedikohet për nxënës të moshës prej 15 vjeç dhe e përfshin kontrollin në tre kategori – leximin me të kuptuar, në të cilin jemi të ranguar në pozitën e 66, matematikë – ku jemi në pozitën e 67-të dhe shkenca natyrore – ku vendi është në listën e OECD-së në pozitën e 62-të.

Ministri në pres konferencë tha se progresi qëndron aty që në të gjitha tre kategoritë e listës së Maqedonisë së Veriut ka kërcime të larta në rezultatet e arritura, në krahasim me testimin paraprak PISA në të cilin ka marrë pjesë (2015).

Në mesin e të gjitha vendeve në listë, vendi ynë e ka arritur kërcimin më të lartë në rezultatet për lexim, 41 pikë më lartë në listë sesa në testimin e kaluar, gjegjësisht 393 pikë në vitin 2018 kundrejt 352 pikë në vitin 2015. Me 29 pikë më shumë vendi sërish është në pozitën e dytë sipas kërcimit të rezultateve në shkencat natyrore, 413 pikë në vitin 2018 për dallim prej 384 në vitin 2015, ndërsa në matematikë Maqedonia e Veriut është në pozitën e tretë pas kërcimit në rezultatet, 394 pikë në vitin 2018 që është për 23 më shumë prej 371 pikë në vitin 2015.

Në vitin 2015 vendi u rangua në pozitën e 68-të në matematikë, ndërsa në të 69-ën për lexim dhe shkenca natyrore. Më pas ministri përmendi se në vitin 2015-të në konkurrencë kanë qenë 72, ndërsa vitin e kaluar 79 vende.

Sipas tij, përmirësimi i referohet politikave të reja arsimore, qasjes inkluzive, përmbajtjeve të përmirësuara mësimore. Lidhur me atë që vendet e fqinjësisë (përveç Kosova) janë para nesh në listë, tha se është më e rëndësishme që nuk jemi në fund dhe se kërcimi është tregues se vendi është në rrugën e duhur.

“Nuk mundemi brenda natës për tre vite të jemi në mesin e dhjetë vendeve të para në rang-listë, por kërcimi më i madh i përmirësimit është tregues i shkëlqyer se jemi në rrugën e drejtë. Tani nuk jemi në pozitën e katërt nga poshtë në tabelë, por më lartë. Kjo na gëzon dhe do të na motivojë për testimin e radhës PISA në vitin 2021, të cilit do t’i paraprijë një testim provë në vitin 2020”, tha Ademi.

Në pyetjen nëse nxënësit me seriozitet e kanë kuptuar testimin dhe nëse kanë dorëzuar testime të zbrazëta, ministri u përgjigj se të gjitha testet kanë qenë të plotësuara. Tha edhe se në mënyrë plotësuese do të analizohen testimet që të merren më shumë të dhëna për shkollat dhe mjediset prej të cilave vijnë nxënësit.

Testimin PISA në prill të vitit 2018 e zbatoi Qendra Shtetërore e Provimeve dhe i përfshiu 5569 nxënës të moshës 15-vjeçare të gjuhës maqedonase dhe shqipe prej të gjitha shkollave të mesme.

Gjithsej, testimi i përfshiu 600.000 nxënës të cilët i përfaqësuan 32 milionë 15-vjeçarë prej 79 vendeve që kanë marrë pjesë në PISA – studimin më të madh ndërkombëtar në arsim.