Ademi: Nxënësit nuk do të kthehen në bankat shkollore këtë vit

Advertisment

Ministri i Arsimit Arbër Ademi, njoftoi se në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar një sërë masash në arsim me të cilat sipas tyre sigurojnë funksionimin pa pengesë të sistemit edukativo-arsimor.

“Anulohet matura shtetërore, matura shkollore dhe provimi përfundimtarë për këtë vit shkollor!

Reklame

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nuk do të kthehen në bankat shkollore deri në fund të vitit shkollor!

Viti shkollor aktual deri në përfundim do të vazhdojë të realizohet nga distanca, respektivisht nga shtëpia!

Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë për vitin shkollorë 2020/2021 do të realizohet në Qershor”, ka shkruar Ademi në facebook.